Një grabitjeje e dhunshme u regjistrua në orët e para të mëngjesit të datës 23 nëntor në një argjendari të ndodhur në Coslada, një qytezë në provincën e Madridit. Nga videot e shpërndara nga mediat spanjolle dëgjohet që autorët flasin shqip midis tyre. Ata përdorën një automjet për të përplasur hyrjen e dyqanit në mënyrë që të hapnin rrugën për të hyrë në arhjendari dhe për të kryer vjedhjen.
