
Policia ka zbardhur një ngjarje të ndodhur në gusht të këtij viti, ku një person kreu një grabitje me armë në një argjendari në Shkodër, ndërsa së bashku me dy persona të tjerë ai fshihej në Tiranë.
Në pranga kanë rënë autori i grabitjes, shtetasi Fatjon Bruçi (alias Fatjon Bruci), person me rrezikshmëri shoqërore të lartë, i implikuar në një sërë veprimtarish kriminale.Po ashtu, të arrestuarit janë edhe dy bashkëpunëtorët, shtetasit Xhonatan Deliu dhe Enri Elezi.
Policia thote se në momentin e ndalimit, 29-vjeçari kishte me vete sasi Cannabisi.Në banesën që ai kishte marrë me qira, në Tiranë, me qëllim fshehjen, mbante pa leje, 1 armë zjarri pistoletë.
Gjithashtu, në këtë banesë u gjetën 2 maska silikoni, municion luftarak, 3 pajisje për grirjen e lëndës narkotike, si dhe 550 dollarë (kartëmonedha false).