Ish-kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi kujtoi sot Fatos Nanon si një figurë qendrore të historisë së Partisë Socialiste, duke e cilësuar si të parin themelues, reformues, demokratizues dhe transformues të PS.
Ruçi nënvizoi se Nano, gjatë 14 viteve të drejtimit të PS, përjetoi 4 vjet izolim politik dhe 8 vite në pushtet, duke udhëhequr forcën politike në periudhën e parë të transformimit të saj.
Ruçi tha se ai do të mbahet mend si i pari që, pas humbjes në zgjedhje, u largua dhe i la rrugë gjeneratës së re të PS për të marrë drejtimin.
Gramoz Ruçi: Sot është dita që të nderojmë dhe përkujtojmë Fatos Nanon, Fatos Nanon si të parin themelues të PS, si i parë reformues i PS, si i parë demokratizues i PS, si i parë transformues i PS. Fatos nano si lider i PS në 14 vjet ku nuk ka për të ndodhur më që në harkun e 14 viteve 4 vjet ti kalosh në izolim dhe 8 vjet ta mbash forcën politike në pushtet, në dekadën e parë të transformimit të kësaj force politike. Do të mbahet mend si i pari që në zgjedhjet e para dhe të fundit që humbi dha dorëheqjen duke lënë të lirë forcën politike dhe gjeneratën e re për të marrë drejtimin e saj. Do të mbahet mend si i pari që tezën që tha se kur erdhi në pushtet “se do të sakrifikoj pushtet për të ndërtuar pushtet”, nuk e kishte predikim, por e bëri realitet. E bëri realitet kur ishte në pushtet, që i hapi rrugën dy djemve të rinj të PS për tu bërë kryeministër dhe se Fatos Nano do të ngelet një qytetar ekselent, intelektual i klasit të parë, politikan race dhe do mbahet mend si i pari politikan që në demokraci është persekutuar 4 vjet. I paharruar kujtimi i vëllait tim.
