Rexhep Ademi ka paralajmëruar se do të mbajë grevë urie deri në vetëflijim përpara godinës së SPAK-ut, duke akuzuar institucionet se i kanë grabitur pronën në Golem përmes falsifikimit të dokumenteve.Sipas Ademit, drejtësia nuk ka vepruar as për rastet e rënda që lidhen me familjen e tij, duke përfshirë vrasjen e dajës dhe një tentativë për vrasjen e nënës.“I vdekur që i vdekur jam… Nënën ma vranë, dajën ma vranë, pronat i kam vuajtur, shtëpinë duan të ma prishin. Tani do të bëjmë konflikt dhe ose do hyjmë në burg, ose do vritemi. Më mirë vdes këtu,” – tha Ademi
