Në emisionin “Drejt” ka qenë i ftuar anëtari i Kryesisë së PD-së, Ervin Salianji i cili ka diskutuar lidhur me procesin e listave për kandidatët për Avokatin e Popullin.
Ky rast ka sjellë debate dhe ka nxitur “thashathemenajën” në rradhët e Partisë Demokratike duke nxjerr spekulime të tilla se ndërmjetësimi i firmave për Endri Shabanin është kryer nga ish deputetja demokrate, Grida Duma.
“ Këto janë pacipësi që nuk kanë… nuk ke çfarë t’ju thuash.”- ka thënë Salianji teksa ka përmendur më tej që në Kryesi janë bërë debate.
“Na thanë është bërë gabim dhe gabimi është bërë nga drejtuesit e PD që duhet të dorëhiqen për shkak të këtij rasti.
Fakti që tentojnë ta hedhin fajin te unë, që unë nuk kam asnjë firmë, asnjë punë të grupi parlamentar.
….
Janë 35 deputetë, të gjitha këto mua më bëjnë të mendoj se këtu ka një pazar.”- tha ai.
