GJKKO ka pranuar kërkesën e SPAK dhe ka kaluar për gjykim dosjen për 32 të pandehur, që akuzohen për trafik emigrantësh, falsifikim dokumentesh dhe grup kriminal.
Bëhet fjalë për shtetasit: Njazi Ademaj, Ylli Brahimaj, Rrezart Domi, Osman Luca, Artur Mici, Arsen Caka, Jugert Gashi, Emiljan Marashi, Robert Gjika, Roland Islamaj, Xhelal Krasniqi, Fitim Rama, Gridi Elezi, Maksim Domi, Dritan Cena, Redi Salaj, Behar Nuhiallari, Behar Rexha, Deila Qama, Arnold Shahu, Ylli Çaushaj, Artid Shtylla, Murat Gjuniku, Bardhyl Imeri, Bajram Xhaja, Besnik Lumaj, Altin Neli, Fatmir Stankova, Arben Rushiti, Leonardo Lama, Xhelil Alla, Perlat Canaj dhe Amarildo Luca
Sipas SPAK, këta persona akuzohen se gjatë viteve 2022-2024 kanë mundësuar kalimin e paligjshëm të shtetasve shqiptarë në rrugë tokësore, ajrore dhe detare drejt Mbretërisë së Bashkuar, SHBA dhe Kanadasë.
Ndaj tyre rëndojnë akuzat “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”, “Grupi strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprës penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal” dhe “Shpërdorim detyre”.
Në seancën e datës 05.12.2025 (seanca paraprake), Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Flora Hajredinaj, bazuar në nenet 112, 13, pika 3/1,75/a, shkronja “b”, 83, 85, 93, 332, 332/c, 332/dh, 332/e dhe 332/ë të K.Pr.Penale, me vendimin nr. 107, datë 05.12.2025, vendosi: I. Dërgimin për gjykim të procedimit penal nr.177, të vitit 2022, të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në ngarkim të të pandehurve,” thuhet në një njoftim zyrtar.
