Dalin të tjera detaje në lidhje me plagosjen e Fabion Kuçit, i cili njihet në rrjetet sociale me emrin ‘Gucci’. Kuçi, dyshohet se është zënë në rrjetin TikTok dhe më pas duket se ngjarja ka marrë të tjera përmasa në realitet. Mësohet se gjatë dëshmisë së tij para policisë, ‘Gucci’ ka përmendur autorin e plagosjes, i cili është identifikuar dhe shpallur në kërkim duke thënë se ishte zënë pas sharjeve në rrjetet sociale.
Ndërkohë, ‘Gucci’ ka pasur përplasje dhe me Kozak-un dhe me Xhemal Hukën, i njohur si ‘Fire’ në rrjetet sociale. Kujtojmë se Xhemal Huka është shpallur në kërkim prej disa ditësh, për një ngjarje të rëndë që ndodhi në zonën e Freskut, që në zanafillë të saj ka sherret në rrjetet sociale. Huka akuzohet se pak ditë më parë në zonë Freskut, porositi rrahjen e një 26-vjeçari që u dhunua me sende të forta. Pas kësaj ngjarje u shpall në kërkim Huka, ndërsa u arrestua dhunuesi. Kujtojmë se Kuçi rezulton i dënuar në Angli, ndërsa ka kryer dhe burg në këtë shtet
