

Në deklaratën e parë zyrtare pas sulmeve ajrore të Izraelit në kryeqytetin e Katarit, Doha, Hamas konfirmoi se objektivi i sulmit ishte prishja e bisedimeve për armëpushim dhe shkëmbim pengjesh.
Sipas deklaratës, udhëheqësit kryesorë të grupit arritën t’i mbijetojnë tentativës së vrasjes, ndërsa gjashtë persona të tjerë humbën jetën. Mes viktimave raportohet të jetë djali i kreut të Hamasit në Gaza, Khalil al-Hayya, një nga ndihmësit e tij të ngushtë, si dhe një oficer katarez.
“Hamas thekson se ky sulm tregon edhe një herë natyrën kriminale të agresionit dhe synimin për të minuar çdo mundësi marrëveshjeje politike apo humanitare”, – thuhet në reagimin e lëvizjes.
Sulmi ndaj delegacionit të Hamasit në Doha shënon herën e parë që Izraeli ka goditur objektiva në Katar, vend që ka pasur rol kyç si ndërmjetës në bisedimet për armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit.