
Marrëveshja e re për armëpushim parashikon lirimin e gjithsej 20 pengjeve izraelite dhe afro 2,000 të burgosurve palestinezë, ndërsa Donald Trump mbërrin në rajon për të bashkëdrejtuar samitin në Egjipt.
Në një zhvillim të rëndësishëm pas dy vitesh lufte, Izraeli ka marrë shtatë pengjet e para të liruara nga Hamas, të cilët iu dorëzuan Kryqit të Kuq në Rripin e Gazës. Mes tyre janë gra dhe të rinj nga qytete të ndryshme izraelite. Sipas marrëveshjes, edhe trembëdhjetë të tjerë pritet të lirohen gjatë ditës.
Në anën tjetër, autoritetet palestineze kanë konfirmuar se 1,718 persona do të lirohen nga burgjet izraelite në kuadër të të njëjtit akord. Ndërkohë, banorët në Gaza dhe Bregun Perëndimor po presin me shpresë zbatimin e plotë të marrëveshjes, ndërsa kamionët me ndihma humanitare kanë filluar të hyjnë ngadalë në territorin e shkatërruar.
Presidenti amerikan Donald Tramp ka mbërritur në Izrael, ku pritet të mbajë një fjalim në Knesset dhe të marrë pjesë në një samit rajonal në Egjipt, që ka si synim forcimin e armëpushimit dhe zbatimin e kushteve të marrëveshjes.
.