
Nga tabela e publikuar në faqen zyrtare të SPAK, në listë fituese për hetues financiar kanë dalë fitues:I pari i kësaj liste ka marrë 56 pikë dhe ai është E. Sharra, më pas E.Milori, një oficer karriere në Policinë e Shtetit, A. Tota dhe K. Gjeçka.Aktualisht, ky sektor hetimi financiar në varësi të BKH-së dhe SPAK, drejtohet nga hetuesi Elton Kërluku. Nga kjo garë do të përzgjidjen 4 hetues, SPAK njofton se faza finale e përzgjedhjes së hetuesve financiarë do të jetë më 23 tetor.Gara për kreun e BKH-së është bllokuar në fazën finale të vettingut, pasi institucionet e informacionit të klasifikuar nuk po i përgjigjen SPAK-ut, duke vonuar shkresat.