
Mbas tre muajsh të vdekur në Kampin e Tepelenës, e zhvarrosi djalin 2-vjeçar dhe e mbarti për në vendlindje.
Nënë Drane Jakja–Doruntina e kohëve moderne
“𝑆ℎ𝑢𝑚𝑒 𝑚𝑒 𝑘𝑖𝑠ℎ𝑡𝑒 𝑎𝑠ℎ𝑝𝑒𝑟𝑠𝑢𝑒 𝑖𝑛𝑡𝑒𝑟𝑛𝑖𝑚𝑖, 𝑒 𝑐’𝑘𝑎 𝑘𝑖𝑠ℎ𝑖𝑛 𝑚𝑒 𝑚𝑒 𝑏𝑎 𝑚𝑎 𝑘𝑒𝑞?
👤Drane Jakja lindi në Fierzë të Pukës, më 29 qershor 1910. Pas arratisjes së të shoqit, Vuksan Prekës nga Nikaj-Mërturi për në Jugosllavi, më 5 tetor 1948, Dranen e internuan me 4 fëmijët e saj në Kampin e Tepelenës.
🥀“Doruntina e kohëve moderne”, e ka quajtur Pjetër Meta, autori i disa teksteve që flasin për historinë e Nikaj-Mërturit. Drane Jakja është konsideruar simbol i qëndresës mbinjerëzore; gruaja që sfidoi fatin.
🏔️Si mjëra të tjerë e dënuar në kamp, Dranja punonte duke ngarkuar në kurriz lëndë drusore nga malet e Turanit, Bënçes e Dragotit. Vetë ajo dëshmon për Fatbardha Saraçin se veç kësaj bënin edhe punë të tjera të detyruara, transportonin gurë me karroca dore me rrota hekuri e me tezga, apo tërhiqnin gurë në vend të kuajve.
💔 Me epideminë e tifos së morrave të gushtit 1949, që mori jetën e 33 fëmijëve të kampit brenda një nate, edhe Dranja humbi djalin e vogël, 2-vjeçar, pas krizash shumë të rënda.
‼️Urdhri për lirim i erdhi pas 3 muajsh. Para largimit nga kampi, e shoqëruar nga Zoja, vajza e saj 11-vjeçare, Dranja u drejtua drejt vendvarrimit të djalit dhe e zhvarrosi me kujdes.
“𝑉𝑎𝑗𝑧𝑎, 𝑍𝑜𝑗𝑎…𝑒 𝑚𝑜𝑟𝑎 𝑚𝑒 𝑣𝑒𝑑𝑖. 𝐼𝑠ℎ𝑡𝑒 𝑚𝑒𝑠𝑛𝑎𝑡𝑒̈. 𝐻𝑎𝑛𝑎 𝑠𝑖 𝑑𝑖𝑡𝑒 𝑚’𝑑𝑟𝑒𝑘𝑒, 𝑒 𝑚𝑜𝑟𝑒𝑚 𝑟𝑟𝑢𝑔𝑒𝑛 𝑝𝑒𝑟 𝑛𝑒 𝑇𝑢𝑟𝑎𝑛, 𝑡𝑒 𝑣𝑜𝑟𝑟𝑖 𝑖 𝑑𝑗𝑎𝑙𝑖𝑡. 𝐺𝑒𝑟𝑚𝑜𝑣𝑎 𝑒 𝑔𝑒𝑟𝑚𝑜𝑣𝑎…𝐷𝑢𝑎𝑟𝑡 𝑚𝑢 𝑏𝑒𝑛𝑒 𝑑𝑟𝑢 𝑒 𝑔𝑖𝑠ℎ𝑡𝑎𝑡 𝑚𝑒 𝑘𝑢𝑙𝑙𝑜𝑛𝑖𝑛 𝑔𝑗𝑎𝑘”.
📖 Rrëfimin rreth kësaj historie të rrallë e vijon me të tjera detaje Pjetër Meta: “𝑆ℎ𝑡𝑎𝑡𝑒 𝑗𝑎𝑣𝑒 𝑘𝑎 𝑚𝑏𝑎𝑗𝑡 𝑁𝑎𝑛𝑒𝑚𝑎𝑑ℎ𝑗𝑎 𝐷𝑟𝑎𝑛𝑒 𝐽𝑎𝑘𝑗𝑎 𝑑𝑗𝑎𝑙𝑖𝑛 𝑒 𝑠𝑎𝑗 𝑛𝑒 𝑘𝑎𝑚𝑝𝑖𝑛 𝑒 𝑇𝑒𝑝𝑒𝑙𝑒𝑛𝑒𝑠…ç𝑜ℎ𝑒𝑡 𝑒 𝑚𝑒𝑟𝑟 𝑙𝑒𝑗𝑒𝑛 𝑒 𝑙𝑎𝑟𝑔𝑖𝑚𝑖𝑡, 𝑒 𝑛𝑒 𝑛𝑗𝑒 𝑚𝑎𝑘𝑖𝑛𝑒 𝑟𝑎𝑠𝑡𝑖 𝑛𝑔𝑎𝑟𝑘𝑢𝑒 𝑚𝑒 𝑝𝑎𝑚𝑏𝑢𝑘 𝑛𝑖𝑠𝑒𝑡 𝑛𝑔𝑎 𝑇𝑒𝑝𝑒𝑙𝑒𝑛𝑎 𝑝𝑒𝑟 𝑛𝑒 𝑆ℎ𝑘𝑜𝑑𝑒r. 𝐷𝑜𝑟𝑢𝑛𝑡𝑖𝑛𝑎 𝑟𝑒𝑎𝑙𝑒, 𝐷𝑟𝑎𝑛𝑗𝑎, 𝑡𝑎𝑚𝑎𝑚 𝑠𝑖 𝑛𝑒𝑝𝑒𝑟 𝑙𝑒𝑔𝑗𝑒𝑛𝑑𝑎, 𝑝𝑎𝑠𝑖 𝑘𝑎𝑝𝑒𝑟𝑐𝑒𝑢 𝑙𝑢𝑚𝑒𝑛𝑗, 𝑣𝑎𝑟𝑔𝑚𝑎𝑙𝑒, 𝑝𝑎𝑠 7 𝑑𝑖𝑡𝑒𝑣𝑒 𝑟𝑟𝑢𝑔𝑒̈𝑡𝑖𝑚 𝑚𝑒 𝑚𝑎𝑘𝑖𝑛𝑒̈ 𝑒 𝑛𝑒m𝑘𝑒𝑚𝑏𝑒, 𝑛𝑔𝑎 𝑘𝑎𝑚𝑝𝑖 𝑖 𝑖𝑛𝑡𝑒𝑟𝑛𝑖𝑚𝑖𝑡 𝑛𝑒̈ 𝐹𝑖𝑒𝑟𝑧𝑒 𝑒 𝑛𝑒 𝐵𝑡𝑜𝑠ℎ𝑒, 𝑒 𝑣𝑎𝑟𝑟𝑜𝑠𝑖 𝑑𝑗𝑎𝑙𝑖𝑛 𝑒 𝑣𝑜𝑔𝑒𝑙 𝑝𝑟𝑎𝑛𝑒 𝑔𝑗𝑦𝑠ℎ𝑖𝑡 𝑡𝑒̈ 𝑡𝑖𝑗, 𝑃𝑟𝑒𝑘𝑒̈ 𝑁𝑑𝑜𝑢𝑡, 𝑛𝑒̈ 𝑡𝑟𝑜𝑙𝑙𝑖𝑛 𝑒 𝑍𝑒𝑞𝑖𝑟 𝐷𝑒𝑚𝑒𝑠, 𝑛𝑒 𝑓𝑠ℎ𝑎𝑡𝑖𝑛 𝑒 𝑡𝑖𝑗 𝑡𝑒 𝑙𝑖𝑛𝑑𝑗𝑒𝑠”.
Me nismën e AIDSSH, në kampin e Tepelenës, ku u zhvillua drama jetësore dhe u farkëtua mbijetesa, në ceremoninë e dhënies së titullit për “Merita të veçanta civile”, djali i saj Nikë Vuksani tërhoqi titullin kushtuar nënës së tij, Dranes, në emër të sakrificës dhe forcës së pashoqe.
Kampi i Tepelenës &Autoriteti Dosjeve