
Autoritetet kryejnë verifikimet e para në lagjen 5 Maji, çështja i kalon Prokurorisë për hetime të mëtejshme
Një ngjarje e rëndë është shënuar në qytetin e Elbasan, ku një shtetase e huaj 20 vjeçe është gjetur pa shenja jete në banesën e saj, në lagjen 5 Maji. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.
Burime zyrtare bëjnë me dije se viktima, me inicialet H. W., ishte e lindur në një shtet të Azisë Jugore. Menjëherë pas njoftimit, shërbimet policore dhe grupi hetimor kanë kryer veprimet e para procedurale në vendngjarje, pa konstatuar shenja dhune.
Materialet hetimore i janë referuar Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, e cila do të vijojë hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e humbjes së jetës së të resë.
Autoritetet nënvizojnë se priten rezultatet e ekspertizave përfundimtare, ndërsa rasti po trajtohet me kujdes maksimal, në respekt të procedurave ligjore dhe të familjarëve të viktimës.
