Banorja e njohur Elijona Binakaj ka folur sërish për humbjen e dy anëtarëve të familjes së saj, një rrëfim që ka prekur thellë publikun. Siç ka treguar më parë, ajo humbi nënën dhe motrën e saj gjatë një aksidenti tragjik në Kroaci.
Gjatë një bisede me banorin Ludo Lee, Elijona u përlot duke rikujtuar këtë ngjarje të dhimbshme. “A e din kur e kuptoj që nuk kanë me u kthy më, vetëm kur ju shkoj te varri,” tha ajo me zë të dridhur, duke reflektuar mbi dhimbjen e thellë që ka përjetuar.
Në bisedë, ajo rrëfeu edhe ndryshimet që humbja ka sjellë në jetën e saj. “Si fillim i kam këput krejt kontaktet me njerëz, nuk kam pas shoqëri. Dy vitet e para kanë qenë tmerr, nuk ja dëshiroj askujt me e përjetu atë. Të mungon një shtyllë e madhe… edhe familja jote ndryshon, si babi, si motra, si vëllau,” shpjegoi ajo.
Megjithatë, Elijona tregoi se kjo përvojë e ka bërë më të fortë dhe më të vëmendshme ndaj njerëzve që i ka pranë. “Ama çka kom mësu ka qenë se kam përballu shumë sende vetë dhe kam mësu me i vlerësu njerëzit që i ki afër, me i vlerësu në maksimum,” tha ajo.
Rrëfimi i saj ka rikthyer në vëmendje dhimbjen dhe guximin e personave që përballen me humbje të mëdha, duke treguar se edhe në momente të errëta mund të mësohet të vlerësosh lidhjet dhe njerëzit e dashur në jetën tënde.
