
Operacioni “Operacionalja 77” çon në kapjen e Alesjo Abdijas, i dënuar me 6 vite e gjysmë burg nga Gjykata e Perugias.
Një 38-vjeçar i dënuar nga drejtësia italiane për trafikim të lëndëve narkotike është arrestuar me qëllim ekstradimin drejt Italisë, si rezultat i një operacioni të përbashkët mes autoriteteve shqiptare dhe partnereve italiane.
Në kuadër të operacionit të koduar Operacionalja 77, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Drejtorinë e Interpol, lokalizuan dhe arrestuan provizorisht shtetasin Alesjo Abdija, i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Sipas autoriteteve, Abdija është dënuar në vitin 2024 nga Gjykata e Perugia me 6 vite e 6 muaj burgim për veprën penale të trafikimit të lëndëve narkotike, të kryer në bashkëpunim.
Arrestimi i tij u bë i mundur falë shkëmbimit të informacionit dhe koordinimit operacional mes Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, ndërsa tashmë vijojnë procedurat ligjore për ekstradimin e tij drejt Itali, ku pritet të vuajë dënimin e dhënë nga autoritetet gjyqësore.
Policia e Shtetit thekson se bashkëpunimi ndërkombëtar mbetet thelbësor në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikimit të lëndëve narkotike, duke garantuar kapjen dhe vënien para drejtësisë të personave të shpallur në kërkim.
