
Arrestohet i shumëkërkuari Aldo Avdylaj, nipi i Astrit Avdylaj. Ai u kap në një apartament të Liqeni i Thatë. Avdylaj dyshohet si organizator i vrasjes së Edmir Bregut në 2021.
Aldo Avdylaj konsiderohej si një nga emrat më të rrezikshëm të botës së krimit. Ai organizonte vrasje për interes. Në përgjimet e SPAK rezulton se Aleksandër Laho i njohur si Rrumi i ofronte tokë në bregdet që ai t’i eliminonte kundërshtarët.Pjesë nga përgjimetDuke e vendosur bisedën në kontekst të hetimeve të zhvilluara dhe provave të sekuestruara është dokuemtuar fakti se Aleksandër Laho dhe Vullnet Muça bisedojnë për pasuritë tokë “arë” që “djali i Gencit”, i ndjeri Andi Genci Maloku, ka të regjistruara në emrin e tij, të cilat mund të shiteshin vetëm pasi të bëhej dëshmia e trashëgimisë, pasi i ndjeri ka ndërruar jetë si rezultat goditjes me armë zjarri që iu bë shtetasve Arjan Ndoja, Aleksandër Laho dhe vet të ndjerit. Pasuritë që ishin regjistruar në emrin e tij janë:Tokë arë me Nr. pasurie 151/4 faqe 157, e llojit Pemëtore me sipërfaqe 10.000 m2 e e shitur prej Kujtim Dervishit me kontratën nr. 1567Rep, nr. 1196/1 Kol datë 27.07.2018 për shumën prej 2.000.000 lekë.