Historia që vjen në emisionin “Stop” në TV Klan nis pesë vjet më parë në një fshat të Beratit, kur një familje prej pesë anëtarësh u shpërbë nga varfëria, emigrimi dhe lufta për mbijetesë e një nëne me një djalë 15-vjeçar me autizëm. Babai, Eduard Shano, qëndronte prej vitesh në Greqi, kurse gruaja e tij mbeti vetëm në fshat me tre fëmijët. Kushtet dhe mungesa e bashkëshortit e shtynë të kërkonte divorc.
Denoncuesja: I nxirë, syri i gjithë, koka këtej, i gjithë. Pastaj trupin, kur e kam zhveshur, aty më ka rënë të fikët.
Gazetari: Çfarë kishte, çfarë dhune, çfarë shenjash?
Denoncuesja: Gjithandej. Djegie, djegie në të gjithë gjurin. Nxirjen e syrit, buzën, vetulla, koka, veshi akoma edhe pse ka 6 muaj, nuk i është shëruar, kurse gishti nuk besoj t’i shërohet kurrë.
Gazetari: Pse gishti?
Denoncuesja: Nuk e di çfarë i kanë bërë, ia kanë hequr këtë pjesën këtu fare.
Gazetari: Si, nuk e ka atë pjesë?
Denoncuesja: Ia kanë hequr këtu, i kishte dalë fare kjo?
Gazetari: Të thyer?
Denoncuesja: Po, po, po, të thyer kjo pjesa e thoit këtu.
Gazetari: Kush ia ka bërë këtë?
Denoncuesja: Kush tjetër, ajo ishte aty! /tvklan.al
