Videoja e një të riu shqiptar i cili ndihmoi në shpëtimin e jetës së një biznesmeni italian bëri xhiron e rrjetit pak ditë më parë.
Mbi rastin ka reaguar edhe kryeministrja e Italisë Georgia Meloni, e cila ka postuar në llogarinë e saj në Instagram pamjet
“Një jetë e shpëtuar falë guximit dhe altruizmit të atyre që zgjodhën të ndërhynin. Heronj!”, shkruan Meloni
NGJARJA:
32-vjeçari shqiptar Elton Zefi ishte i pranishëm në vendin e një aksidenti rrugor NË Padova. Pa hezituar, ai u hodh në një kanal me ujë, duke vënë në rrezik jetën e tij për të nxjerrë nga automjeti që po fundosej një biznesmen 85-vjeçar italian. Falë ndërhyrjes së tij i moshuari u shpëtua.
