
Ilir Meta nuk i ndahet gjykatës. Dje, Gjykata e Posaçme rrëzoi kërkesën e tij për shuarjen e masës së sigurisë. Ndërkohë, këtë të enjte, Apeli i Posaçëm do të shqyrtojë një tjetër kërkesë të ish-presidentit për zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg”. Kjo kërkesë është refuzuar më herët nga GJKKO.Ilir Meta ka mbushur një vit që mbahet në paraburgim. SPAK e ka marrë të pandehur për tre akuza të rënda: korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.