Drejtori i Policisë së Shtetit Ilir Proda ka shkarkuar nga detyra Drejtorin e policisë së Korçës Erion Ahmeti, si dhe ka pezulluar drejtorin e hetimeve të krimit në këtë qytet Hajri Kushe , pas ngjarjes së rëndë të rrëmbimit dhe dhunimit të 32-vjeçarit Ilir Topçiu
Në njoftimin zyrtar, Policia e Shtetit njofton se zinxhiri drejtues i Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë nuk ka përmbushur detyrimet ligjore dhe nuk ka menaxhuar situatën në mënyrë të duhur.
Po me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm, është caktuar përkohësisht në detyrën e Drejtorit të DVP Korçë, Drejtues Islor Islami, i cili më parë mbante detyrën e Drejtorit të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Kukës.
