

Që kur, nën presionin e biznesit, qeveria italiane është deklaruar pro pranimit të disa qindra mijëra punëtorëve të huaj, një pjesë e majtës franceze e ka përdorur Giorgia Melonin si shembull për të treguar pafuqishmërinë e parandalimit të imigracionit masiv.
Çdo vit, autoritetet italiane publikojnë një dekret të quajtur “flusso”, që përcakton numrin maksimal të shtetasve joevropianë të lejuar të hyjnë ligjërisht në Itali për të punuar. Për periudhën 2023-2025, objektivi i caktuar sipas vendeve dhe llojit të punës ishte 450 mijë. Për periudhën 2025-2028, objektivi teorik është 500 mijë.
Në Francë, të gjitha këto njoftime u interpretuan menjëherë si provë e një ndryshimi të qëndrimit të kryeministres italiane, Giorgia Meloni. Pas fushatës kundër fluksit të tepruar të emigrantëve, kundërshtimit të ashpër të anijeve të OJQ-ve që shpëtojnë emigrantët në Mesdhe, për t’i kthyer në brigjet italiane dhe pas një marrëveshjeje me Shqipërinë për transferimin e kërkuesve të azilit, italiania duket se ka ndryshuar qasje.