Infektimet nga virsuet që kanë shtuar intenistetin e veprimit kanë prekur më së shumti të vegjlit. Në urgjencën pediatrike të QSUT-së po paraqiten mbi 200 raste në ditë, me ngarkesë më të shtuar gjatë orëve të natës, ku mbi 20 % drejtohen për ndjekje të mëtejshme në spital për shkak të komplikacioneve.
“Jemi në pikun e sezonit dhe kemi paraqitjen në urgjencë tw mbi 200 rasteve. Kryesisht prekja është e aparatit respiratorë me kollë, temperaturë, vështirësi në frymëmarrje. Ka dhe raste me temperaturë të lartë mbi 39 por janë më të pakta. Kemi dhe grupin tjetër, të cilët infeksioni e dominon dhe krijon dhe komplikacione si bronkoplomonia etj”, tha mjeku.
Të vegjlit janë të prekur kryesisht nga gripi “A” dhe më pak raste nga virusi sinsicial respirator.
“Mund të kemi edhe variante të COVID, por ajo që mbizotëron është influenca e gripi “A””, tha ai.
Mjekët orientojnë prindërit të vihen në lëvizje që në shenjat e para drejt mjekut te familjes ndërkohë që jo gjithmonë temperatura është tregues i një urgjence shëndetësore.
“Një fëmijë që paraqet një gjendje urgjente është i pezmatuar, por temperaturash nuk është detyrimisht kriter që është për urgjencë. Duhet të konsultohen fillimisht me mjekun e familjes”, tha mjeku.
E ndërsa jemi duke shkuar drejt pikut të infektimeve, mjekët këshillojnë mbajtjen e fëmijëve në shtëpi dhe jo në kopshte e çerdhe, pasi këto ambiente shtojnë infektimet dhe zgjasin sëmundjen
