Nga Arbën Rugova
Nje menyre teper efektive per te dirigjuar mendimet e njerezve eshte kufizimi i fjaleve. Te pakten kete kuptojme nga “Newspeak” i George Orwell te 1984. Qytetaret e Shiritit te Pare Ajror pas reformave rrenjesore te gjuhes angleze, nuk do te mundeshin me te akuzoheshin per krime mendimi, thjesht dhe vetem sepse nuk do te gjenin fjalet e duhura per te shprehur pakenaqesine e tyre kunder regjimit. Me kete rast, Ministria e se Vertetes do te minimizonte operacionet per kriminelet e mendimit per arsyen e thjeshte se nuk do te kishte me te tille. Ne boten tone reale eshte thuajse e pamundur te ndertosh nje regjim absolutist si ai i Orwellit.
Kjo per vete faktin se teknologjia, globalizmi dhe rrjetet sociale nuk lejojne kaq kollaj uniformitetin e mendimit ne te gjithe rruzullin tokesor. Mirepo deshtimi i nje skenari orwellian nuk do te thote se do te deshtojne mjetet dhe strategjite fiksionale qe Socializmi Anglez perdorte per te mbajtur pushtetin. Nje nga keto menyra eshte dhe ndryshimi i gjuhes me synim transformimin dhe shuarjen e disa koncepteve baze te shoqerise ose shperberjen e koncepteve aktuale per te prodhuar terma si gjini e shumefishte apo prindi 1 e peindi 2. Nje operacion i tille verehet ne menyren se si disa grupime te caktuara po tentojne te shformojne imazhin tradicional te familjes dhe faktore biologjike te pandryshueshem si gjinia mashkull dhe femer.
Ata e kane kuptuar se nje sulm ballor do te haste ne reaksionin natyral te asaj pjese te shendoshe te shoqerise, andaj po luftojne fort te eleminojne termin nene dhe baba ne legjislacion, me synim facilitimin e ndryshimeve te metejshme ligjore qe do te cojne ne klonimin e familjeve te nje lloji tjeter, te ndryshem nga cfare kemi pare deri tani. Shuarja e nenes dhe babait nga Kodi i Familjes do te pasohet nga tretja e ngadalte e ketyre termave edhe nga fjalori i perditshem i qytetareve. Perpjekje po behen edhe ne identifikimin gjinor te qytetareve, duke krijuar terminologji te reja si :gjinia e shumefishte”, e cila i hap udhe relativizimit te cdo konstanteje qe e mban mbashke shoqerine.
Ne vitet e para te shkollimit te tyre, studentet e ligjit mesojne se, ligji perdoret nga autoritetet shteterore edhe si instrument per te crrenjosur nje mentalitet apo per te plazmuar nje tjeter. Forca detyruese e ligjit dhe penalitetet e tij shkermoqin gradualisht rezistencen e brezave te pare qe ruajne ne kujtese realitetin para hyrjes ne fuqi te ligjit, e me pas kujdesen qe nepermjet sanksioneve dhe edukimit te farketojne sipas synimeve te shtetit ndergjegjjen dhe mendesine e brezave te tjere qe vijne. Rrjedhimisht, edhe shfuqizimi i termit nene dhe baba nga Kodi i Familjes dhe zevendesimi me terma te tjere te cfaredoshem sherben si pararendes i formimit te pandalueshem te nje gjuhe te re, e cila zbeh gjer ne shuarje te asaj cfare ekzistonte me pare ne kujtesen kolektive te nje shoqerie. Afermendsh qe detyrimi dhe penaliteti i ligjit te djeshem do te kthehet ne normalitetin e ri dhe te vetmin te atille te pranueshem per shoqerine e se nesermes.
Njerezit nuk do te imagjinojne nje bote me nje nene dhe baba per shkak se terma te ketilla nuk do te ekzistojne ne leksikun e perditshem.
