Mevlan Shaba, ish-konkurrent i Big Brother VIP Kosova dhe Për’puthen, ka alarmuar fansat me një foto nga spitali, ndërsa shprehet se do të bëhet më mirë, pa dhënë detaje mbi arsyen e shtrimit.
Ish-banori i njohur i reality showve, Mevlan Shaba, ka shqetësuar ndjekësit e tij pas një postimi në rrjetet sociale ku shihet në spital me serum në dorë. Në foton e publikuar në InstaStory, Mevlani duket i shtrirë në shtrat me një infuzion, ndërsa ka shkruar vetëm: “Më mirë do bëhet”, duke lënë të kuptohet se ndodhet nën kujdes mjekësor.

Pavarësisht shqetësimit të fansave, Shaba nuk ka dhënë asnjë sqarim mbi gjendjen e tij shëndetësore apo shkakun e shtrimit në spital. Postimi i tij ka shkaktuar reagime të shumta, me dhjetëra komente mbështetëse dhe urime për shërim të shpejtë nga ndjekësit.
Prej disa kohësh, Mevlani ka zgjedhur të mbajë një profil të ulët publik dhe të jetojë një jetë të qetë me partneren e tij, Ornelda, dhe vajzën e tyre, Mei. Pas përfundimit të aventurës televizive, ai është tërhequr nga skena mediatike dhe është fokusuar në familje, duke shmangur konfliktet dhe zhurmën e rrjeteve sociale.
Aktualisht, ende nuk ka informacion zyrtar mbi shkaqet e problemit shëndetësor të Mevlanit, ndërsa fansat e tij janë në pritje të një përditësimi të ri për gjendjen e tij.
