Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Anisa Veseli, ka përfunduar në spital pas xhirimeve intensive për klipin e saj të ri muzikor.
Xhirimet u zhvilluan në ambiente të hapura gjatë natës dhe përfshinin skena në ujë, duke krijuar një efekt dramatik për klipin.
Burime pranë produksionit bëjnë me dije se kushtet e ftohta dhe puna deri në orët e vona ndikuan që Anisa të ftohej rëndë.
Vetë këngëtarja ka ndarë me ndjekësit një Story nga spitali, ku shihet me serum në dorë dhe mbishkrimin: “Gjendja sot.”
