Policia e Vlorës ka dhënë detaje nga ngjarja e rëndë, sot në Llogara, ku një 27-vjeçar nga Berati u gjet i djegur brenda makinës së tij.
Policia njofton se “nga këqyrja paraprake e automjetit dhe e trupit të pajetë nuk janë konstatuar shenja të dukshme dhune apo dëmtime të shkaktuara nga faktorë të jashtëm, përveç atyre të shkaktuara nga zjarri.
“Nga hetimet e kryera deri në këtë fazë, dyshohet se kemi të bëjmë me një rast vetëvrasjeje”, thuhet në njoftimin e policisë, ndërsa, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dinamikës së ngjarjes.
