
Manjola Nikollo, ish-kryetarja e Partisë Demokratike në Sarandë është emëruar si nënkryetare e bashkisë së qytetit bregdetar. Mësohet se emërimi i saj ka ndodhur ditën e djeshme.Emërimi i saj vjen në vazhdën e kalimeve të disa përfaqësuesve nga radhët e demokratëve drejt atyre të Partisë Socialiste. Më e fundit, ishte ish deputetja e PD-së, Zheni Gjergji, e cila po kështu u emërua drejtoreshë e spitalit në Elbasan. Kjo e fundit, në një status të gjatë në Facebook, shkruajti se detyrën e pranon në emër të sakrificës për profesionin. Kalimet e fundit të ish funksionarëve dhe deputetëve të PD-së, kanë zemëruar më së shumti kreun e saj, Sali Berishën, gjatë një konference për shtyp tha se këdo që pranon poste të tilla do t’i përjashtojë nga partia.