Karateisti kosovar, Islam Selmani, është shpallur nënkampion i botës në kategorinë deri në 60 kilogramë, gjatë Kampionatit Botëror të Karatesë që po mbahet në Kajro.
Në finalen e madhe, Selmani u përball me turkun Eray Samdan, një prej emrave më të fortë të karatesë ndërkombëtare. Pas një dueli të fortë dhe intensiv, ai u rendit i dyti në botë, duke fituar medaljen e argjendtë.
Një ditë më parë, Selmani kishte shkëlqyer në gjysmëfinale, ku siguroi një fitore dominuese 9:1 ndaj karateistit nga Uzbekistani, Mekhriddin Turakhonov.
Me këtë sukses, Selmani bëhet karateisti i parë kosovar që fiton medalje argjendi në një Kampionat Botëror, duke shënuar një nga arritjet më të mëdha në historinë e sportit kosovar.
