

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni duket se po i afrohet objektivit për ta shndërruar Italinë në një nga nxënësit model të ekonomisë europiane. Të dhënat e fundit makroekonomike janë inkurajuese, duke treguar një stabilitet më të madh fiskal dhe një rritje të lehtë të besimit të tregjeve.
Megjithatë, rruga mbetet e pasigurt. Ekspertët paralajmërojnë se çdo përparim i Italisë mund të vihet në pikëpyetje nga dy faktorë të ndjeshëm: kontrollet e papritura të agjencive të vlerësimit të kredisë, të cilat mund të ndikojnë menjëherë kostot e borxhit publik, si dhe instabiliteti politik i brendshëm që historikisht ka lëkundur qeveritë në Romë.
Italia, me një borxh publik që mbetet ndër më të lartët në Eurozonë, ka nevojë të bindë partnerët europianë dhe tregjet ndërkombëtare se reformat e Melonit nuk janë të përkohshme. Vetëm një kombinim i disiplinës fiskale dhe stabilitetit politik mund ta bëjë vendin një histori suksesi të qëndrueshme brenda Bashkimit Evropian.