
Vajza dhe dhëndri i presidentit amerikan mbërrijnë në qytetin bregdetar, shoqërohen nga forca të shumta policie dhe akomodohen në zonën e Ujit të Ftohtë
Ivanka Tramp dhe bashkëshorti i saj, Jared Kushner, kanë mbërritur sërish në Vlorë. Çifti është parë në qytetin bregdetar nën masa të shtuara sigurie, i shoqëruar nga forca të shumta policie.
Sipas informacioneve, Jared Kushner ka mbërritur rreth orës 10:00 dhe aktualisht ndodhet në zonën e Ujit të Ftohtë, ku është akomoduar në një prej hoteleve të kësaj zone elitare të Vlorës. Prania e forcave të rendit ka qenë e dukshme që në momentet e para të mbërritjes së tij.
Kjo nuk është hera e parë që Ivanka Tramp dhe Jared Kushner vizitojnë Vlorën, çka ka shtuar interesin dhe vëmendjen publike rreth qëllimit të qëndrimit të tyre në Shqipëri. Deri më tani, nuk ka një njoftim zyrtar mbi agjendën apo arsyet konkrete të kësaj vizite.
