Ivanka Trump po studion historinë dhe kulturën shqiptare, ndan publikisht tre libra për Shqipërinë
Ivanka Trump po studion historinë dhe kulturën shqiptare, ndan publikisht tre libra për Shqipërinë
Ivanka Trump, vajza e ish-presidentit amerikan Donald Trump dhe bashkëshortja e Jared Kushner – i njohur së fundi si një nga investitorët potencialë në projektet turistike në ishullin e Sazanit – ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa materiale që po i përdor për të studiuar Shqipërinë dhe shqiptarët.
Në një postim në Instastory, Ivanka ka publikuar një foto me tre libra të vendosur mbi tavolinë:
“Albania: From Anarchy to Balkan Identity” nga Miranda Vickers dhe James Pettifer
“The Albanians: A Modern History” nga Miranda Vickers
“Gjenerali i ushtrisë së vdekur” nga Ismail Kadare
Poshtë librave, Ivanka ka shkruar vetëm një fjalë: “Kërkim!”, duke lënë të kuptohet se po përgatitet dhe po informohet rreth historisë, identitetit dhe letërsisë shqiptare.
Projekti i dhëndrit të Trump për Sazanin merr statusin e “investimit strategjik”
Pasi u bë publik projekti i sipërmarrësit amerikan Jared Kushner, dhëndri presidentit të zgjedhur amerikan Donald Trump, për realizimin e një projekti turistik në ishullin e Sazanit, në fund të dhjetorit të 2024-ës, në Shqipëri, Komiteti i investimeve strategjike, i dha atij statusin e investitorit strategjik, përmes kompanisë “Atlantic Incubation Partners” LLC.
Ishulli i Sazanit, me një sipërfaqe prej 562 hektarësh, është përdorur vetëm si bazë ushtarake.
Sipas vendimit, vlera e investimit parashikohet të jetë 1.4 miliard euro. Projekti, i cili parashikon “marinë turistike si dhe struktura akomoduese elitare, rezidenca me standard të lartë, zona gastronomike dhe zona shplodhëse me shërbime në funksion të tyre” do të shtrihet në një sipërfaqe prej 45 hektarësh.
Sipas Kushner synimi ishte ndërtimi i një eko-resorti luksoz të markës Aman.Ai deklaroi në atë kohë se Ishulli i Sazanit është një nga vijat bregdetare më të pacënuara dhe unike që ka parë parë kudo në botë.
