
????????????????????????????????????
Në nëntorin e vitit të kaluar, Gjykata e Hagës vendosi se kishte “baza të konsiderueshme” për të besuar se Netanyahu dhe Galland ishin “penalisht përgjegjës” për krime lufte të dyshuara dhe krime kundër njerëzimit në Rripin e Gazës.Lëshimi i urdhër-arresteve zemëroi Izraelin dhe Shtetet e Bashkuara, të cilat që atëherë kanë vendosur sanksione ndaj gjyqtarëve të GJNP-së.Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e quajti vendimin “antisemit” dhe presidenti i atëhershëm i SHBA-së Joe Biden e quajti atë “skandaloz”.
Në maj, Izraeli i kërkoi gjykatës të rrëzonte urdhër-arrestet në pritje të një apeli të mëtejshëm që sfidonte juridiksionin e saj.
Gjykata Ndërkombëtare Penale e hodhi poshtë këtë kërkesë më 16 korrik, duke thënë se nuk kishte “bazë ligjore” për rrëzimin e urdhër-arresteve derisa të zgjidhej çështja e juridiksionit.
Një javë më vonë, Izraeli kërkoi leje për të apeluar vendimin, por gjyqtarët vendosën të premten se “çështja, siç është formuluar nga Izraeli, nuk është e apelueshme”.