
Izraeli ka kryer sot një seri sulmesh ajrore në pjesën jugore të Gazës, pas pretendimeve të ndërsjella për shkelje të armëpushimit midis Ushtrisë Izraelite (IDF) dhe Hamasit. IDF tha se militantët e Hamasit “kanë qëlluar me raketë kundër-tank dhe armë zjarri drejt trupave izraelite” pranë Rafah, por Hamas mohon çdo përleshje në atë zonë.Hamas akuzon Izraelin se “vazhdon të shkelë marrëveshjen”, ndërsa IDF e përshkruan sulmin e pretenduar të Hamasit si një “shkelje të guximshme të armëpushimit”.
Një mjek në spitalin al-Aqsa raportoi se në sulmet izraelite në Zawaida dhe Nuseirat janë vrarë nëntë palestinezë.
Sulmet izraelite janë pjesë e fushatës që nisi pas sulmit të 7 tetorit 2023, ku militantët e Hamasit vranë rreth 1,200 persona në jug të Izraelit dhe morën 251 të tjerë peng. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë të kontrolluar nga Hamas, më shumë se 68,000 njerëz kanë humbur jetën nga sulmet izraelite në Gaza që nga atëherë.