

Skena dëshpëruese përgjatë rrugës bregdetare që të çon në jug nga qyteti i Gazës
Skena dëshpëruese po shpalosen përgjatë rrugës bregdetare të Gazës, teksa familje të zhvendosura me forcë ikin nga qyteti i Gazës drejt jugut të enklavës, ku gjasat për të gjetur siguri apo infrastrukturë humanitare janë të pakta.
Rruga bregdetare e Gazës, në këto momente shihet si një vijë shpëtimi për familjet që ikin nga qyteti i Gazës nën kërcënimin e bombardimeve.
Shihen mijëra makina, kamionë dhe karroca me gomarë të mbushura me mobilje dhe sende personale, teksa njerëzit zhvendosen drejt jugut për të gjetur një vend strehimi.
Disa makina janë prishur ose kanë mbetur pa karburant. Disa herë sheh makina që tërheqin një tjetër automjet, ose që shtyhen me dorë.
Ky është një udhëtim dëshpërimi, dhe skena të tilla po ndodhin prej më shumë se një jave. Janë parë familje që flenë në anë të rrugës.
Për ta, lëvizja drejt jugut nuk do të thotë se do të jenë plotësisht të sigurt. Por ata përpiqen të largohen nga zonat e bombardimeve drejt zonave të ashtuquajtura hapësira humanitare, pavarësisht mungesës së çdo infrastrukture humanitare.
Franca dhe Arabia Saudite pritet të mbledhin dhjetëra liderë botërorë për të shtuar mbështetjen për zgjidhjen me dy shtete, ndërkohë që disa prej tyre pritet të njohin zyrtarisht një shtet palestinez, një lëvizje që mund të shkaktojë reagime të ashpra nga Izraeli.