Kanceri i pankreasit është një nga format më agresive të sëmundjes, me mundësi të kufizuara trajtimi dhe shkallë të lartë vdekshmërie.
Hulumtimet e fundit sugjerojnë se pirja e duhanit është një faktor i rëndësishëm rreziku, por mekanizmat e saktë mbeten të paqarta.
Një studim i ri hedh dritë mbi mënyrën se si toksinat e duhanit ndikojnë në sistemin imunitar dhe përshpejtojnë rritjen e tumorit.
Në mënyrë specifike, hulumtimi shpjegon pse duhanpirësit kanë më shumë gjasa të zhvillojnë kancer pankreatik dhe pse ata kanë rezultate më të këqija krahasuar me jo-duhanpirësit.
Studiuesit nga Qendra e Kancerit Rogel e Universitetit të Miçiganit gjatë studimit, të botuar në Cancer Discovery, identifikuan një lloj qelize specifike që i përgjigjet toksinave mjedisore, të tilla si ato që përmbahen në cigare.
Kur toksinat lidhen me këto qeliza, ato shkaktojnë lirimin e një proteine, interleukin-22 (IL-22), e cila çon në rritje agresive të tumorit tek minjtë me kancer pankreatik.
Analiza e mëtejshme zbuloi një lloj qelize imune hiper-shtypëse që e rrit këtë përgjigje, ndërsa njëkohësisht parandalon sistemin imunitar të luftojë rritjen e tumorit.
Studiuesit filluan duke administruar një kimikat të gjetur në cigare dhe toksina të tjera mjedisore te minjtë me tumore pankreatike për të studiuar efektin e tij në IL-22.Hulumtimet e mëparshme kanë treguar se IL-22 luan një rol në mikroambientin e tumoreve pankreatike.
Një receptor i specializuar që gjendet në qelizat që prodhojnë IL-22 lidhet me kimikate, jo me proteinat natyrale të vetë trupit, duke e bërë atë një hap të parë logjik për të shqyrtuar efektin e kancerogjenit në IL-22.
