“Jam 40 kilogram”
Feki Seit Istogu (1923-1984), erdhi në Shqipëri në vitin 1953. Regjimi internacionalist komunist e dënoi dy herë. Kësisoj, në vitet 1953-1961 dhe 1962-1971 vuajti 16 vjet heqje lirie. Erdhi 30 vjeç në Shqipëri dhe u riatdhesua kur ishte 48 vjeç. Jetoi pak kohë në kampin e përqendrimit të kosovarëve në Çermë të Lushnjës.
Në letrën nga Çerma që i drejtonte Enver Hoxhës më 8.3.1971 shkruante se i kërcënonte jetën uria, se nga vuajtjet nuk ishte në gjendje pune, kërkonte riatdhesim. Ilustrimin e gjendjes së tij e bënte kështu: “Më vjen keq që s’kam një fotografi t’u çoj të shihni si jam katandisur, një kufomë e gjallë; jam burrë plak, rreth 60 (vjeç) e nuk peshoj më tepër se 40 kilogram”.
