
Banorja e Big Brother VIP 5 ngre dyshime për një lidhje mes Selin dhe Mirit dhe shpjegon pse u ndje e përjashtuar pas zinxhirit të shpëtimit
Mbrëmjen e kaluar, në Prime-n e Big Brother VIP 5 u rikthye për herë të parë zinxhiri i shpëtimit, duke sjellë jo vetëm surpriza, por edhe tensione të forta mes banorëve. Zinxhirin e nisi Mateo, i cili ishte më i votuari nga publiku për t’i shpëtuar televotimit të hapur gjatë spektaklit.
Kur Greta u shpëtua, ajo habiti sërish duke mos zgjedhur Selin, por Kristin. Ky vendim, sipas saj, nuk u prit mirë dhe krijoi një klimë të ftohtë në raportet mes banorëve.
Në Dhomën e Rrëfimit, Greta foli hapur për situatën, duke thënë se Selin nuk e afron dhe se kalon shumicën e kohës me Mirin. Ajo theksoi se sjellja e Mirit shpesh i kalon limitet, duke nënkuptuar gjëra që shkojnë përtej një raporti normal shoqëror.
Sipas Gretës, kjo situatë i leverdis Selinit, pasi ajo synon të qëndrojë sa më gjatë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Banorja la të kuptohet qartë se mes Selin dhe Mirit ka diçka më shumë, duke deklaruar se ata sillen si çift dhe nuk shqetësohen për asgjë tjetër, mjafton të dalin në Prime dhe të jenë në qendër të vëmendjes.
Deklaratat e Gretës kanë ndezur diskutime të reja brenda shtëpisë dhe kanë rikthyer dyshimet për një lidhje të fshehtë mes dy banorëve, ndërsa publiku tashmë pret zhvillimet e radhës.
