
Pesë sfida do të zhvillohen këtë fundjavë, me duele të forta në Shkodër, Tiranë dhe Durrës.
Java e 8-të e Kategorisë Superiore do të sjellë përballje të zjarrta në fundjavën e futbollit shqiptar. Ndeshjet do të luhen të premten dhe të shtunën, me duelin e madh Vllaznia–Tirana që spikat si kryendeshja e javës.
Garat hapen të premten në orën 14:00 me takimin Vora–Dinamo City, ndërsa në orën 17:00 vëmendja zhvendoset në stadiumin “Loro Boriçi”, ku shkodranët presin bardheblutë në një sfidë klasike plot rivalitet historik. Në të njëjtën orë do të luhet edhe AF Elbasani–Bylis, një duel i rëndësishëm për zonën e mbijetesës.
Të shtunën do të zhvillohen dy ndeshjet e fundit të javës: Partizani–Egnatia, që pritet të ndezë Arenën e kryeqytetit, dhe Teuta–Flamurtari, ku durrsakët kërkojnë rikthimin te fitorja përballë një Flamurtari në formë.
Kalendar i plotë – Java e 8-të e Superligës:
E premte, 24 tetor
Vora – Dinamo City | 14:00
Vllaznia – Tirana | 17:00
AF Elbasani – Bylis | 17:00
E shtunë, 25 tetor
Partizani – Egnatia | 17:00
Teuta – Flamurtari | 17:00