Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, J.D. Vance, deklaroi se Venezuela ka injoruar oferta të shumta nga SHBA-të për arritjen e një marrëveshjeje.
Sipas tij, Donald Trump i kishte ofruar presidentit venezuelian Nikolas Maduro “disa mënyra për t’u larguar”, por theksoi se “trafikimi i drogës duhet të marrë fund dhe nafta e vjedhur duhet t’i kthehet Shteteve të Bashkuara”. Këto deklarata Vance i bëri përmes një postimi në rrjetin social X.
“Ju nuk mund t’i shmangeni drejtësisë amerikane për trafik droge vetëm sepse jetoni në një pallat në Karakas”, u shpreh zëvendëspresidenti amerikan, duke nënvizuar qëndrimin e ashpër të Uashingtonit ndaj udhëheqjes venezueliane.
