
Pretendimet për fëmijë sekrete të presidentit rus rikthehen në qendër të vëmendjes pas përplasjes me një gazetare ukrainase në Paris.
Në Rusi, Vladimir Putin shfaqet si lider i hekurt, por përtej kamerave jeta e tij familjare mbetet enigmë. Debati mbi fëmijët që ai dyshohet se ka jashtë martesës u ringjall këtë javë, pasi një gazetare ukrainase iu afrua Elizaveta Rudnovës, 22 vjeç, në Paris, duke i thënë se Putin ishte përgjegjës për vrasjen e vëllait të saj. Vajza, e konsideruar si një nga pasardhëset sekrete, iu përgjigj shkurt duke pyetur pse akuzat kishin lidhje me të.
Putini ka dy vajza të njohura zyrtarisht nga martesa e tij e parë, por raportime të pavarura ndërkombëtare prej vitesh sugjerojnë se ai mund të ketë edhe të paktën katër fëmijë të tjerë me një grua tjetër. Asnjë prej këtyre pretendimeve nuk është konfirmuar nga Kremlini.
Studjues dhe autorë që kanë hulumtuar jetën e Putinit tregojnë se fëmijët e tij rriten në kushte sigurie ekstreme: përdorim filxhanësh të veçantë për shmangien e helmimit, jetesë në komplekse të mbyllura, ruajtje e fortë dhe kontakt i kufizuar me botën e jashtme. Ata jetojnë larg publikut, pa ekspozim mediatik dhe me identitete të mbrojtura.
Sipas analistëve, të jesh fëmijë i Putinit nuk sjell vetëm privilegje, por edhe peshë të rëndë politike dhe personale. Në një kohë lufte dhe tensioni ndërkombëtar, çdo shfaqje publike e tyre kthehet menjëherë në lajm dhe objekt polemikash.
