Boksieri lezhjan Jurgen Uldedaj është shpallur këtë të shtunë kampion bote në versionin IBO, në peshën “Cruiserweight”, pas një fitoreje dominuese ndaj Rolly Lambert në “O2 Arena” të Londrës.
Që nga fillimi i ndeshjes, Uldedaj mori kontrollin e plotë të ringut, duke diktuar ritmin dhe iniciativën e duelit.
Goditjet e tij ishin të sakta, të forta dhe të shpeshta, ndërsa Lambert u detyrua të mbyllej në mbrojtje pa arritur të reagojë.
Në raundet e mesme, rivali tentoi disa herë të ndryshonte ecurinë e sfidës, por Uldedaj menaxhoi me qetësi, duke ruajtur presionin dhe avantazhin teknik.Publiku në “O2 Arena”, mes tyre qindra tifozë kuqezi, krijoi një atmosferë të zjarrtë, duke brohoritur çdo goditje të kampionit lezhjan.
Në fund të 12 raundeve, juria shpalli fitore unanime për Jurgen Uldedajn, i cili me këtë triumf u bë boksieri i parë shqiptarë që fiton titull bote në kategorinë IBO për peshën “Cruiserweight”.
Një ëndërr lezhjane në ringun botërorFitorja e Uldedajt nuk është vetëm një sukses personal, por një moment historik për sportin e Lezhës dhe të gjithë Shqipërisë. I lindur dhe rritur në Lezhë dhe më pas i zhvendosur përshkak të sportit në Gjermani, Jurgen Uldedaj ka ndërtuar me durim një karrierë të fortë ndërkombëtare, duke fituar respekt në arenën e boksit profesionist evropian.Në përfundim të ndeshjes, 28-vjeçari deklaroi me emocion:“Ky titull është për Lezhën, për Shqipërinë dhe për të gjithë ata që besuan tek unë. Flamuri kuqezi sot është në majën e botës!”
