Paraditen e sotme, rreth 30 familje nga Kruja u mblodhën para Gjykatës së Apelit në Tiranë për të kërkuar shpejtim të seancave gjyqësore në çështjet e pronës që për disa prej tyre zgjaten dekada.
Banorët thanë për median se proceset në gjykata po zvarriten dhe se nuk po marrin vendime konkrete për pretendimet e tyre pronësore.
Një prej protestuesve deklaroi se disponon një kontratë blerje për një pronë prej 1,000 metër katrorë, por që, sipas tij, i është marrë padrejtësisht dhe dokumentacioni ligjor nuk po i ofron zgjidhje.
Ai shprehu shqetësim të thellë për vonesat dhe përpasojat personale: tha se ndjehet i lodhur nga leva e procedurave dhe i dëshpëruar për mungesën e zgjidhjeve.
Banorët paralajmëruan se, nëse gjykata nuk përshpejton shqyrtimin e çështjeve, do të vazhdojnë protestat deri sa të marrin një vendim përfundimtar.
“Kam blerë një pronë prej 1 mijë metrash katrorë dhe më është marrë krejt padrejtësisht. Nuk kam rrugë tjetër, përveçse të mbroj tokën time. Kush të jetë burrë të hyjë tek kjo prona.
Qejf nuk e kemi për t’u vrarë. Por nëse ne po i biem në qafë dikujt, shteti të na arrestojë. Këto letra nuk më hyjnë në punë kërkund, ka mbetur kallashi e të shkojmë të vritemi atje. Por nuk është zgjidhje kjo”- tha qytetari duke shtuar më tej: Më duket sikur humbim kohën nëpër gjyqe. Vjen në Tiranë dhe të sorollasin.
