
Një gabim i OBR ndezi panik në tregje, pasi detaje kyçe të buxhetit britanik u publikuan para kohe, duke shkaktuar rënie të menjëhershme të yield-eve të bonove.
Një rrjedhje e paprecedentë ka goditur buxhetin e Mbretërisë së Bashkuar, pasi Zyra për Përgjegjshmëri Buxhetore (OBR) publikoi aksidentalisht masat kryesore mbi 30 minuta përpara fjalimit zyrtar të ministres së Financave, Rachel Reeves. Mediat britanike raportuan menjëherë disa nga pikat më të nxehta të paketës financiare, duke shkaktuar reagime të forta në tregje.
Sipas dokumentit të publikuar gabimisht, qeveria pritet të mbajë të ngrira pragjet tatimore deri në vitin 2030, ndërsa borxhi publik parashikohet të arrijë në 69 % të PBB deri në fund të dekadës. Lajmi ka shkaktuar luhatje të menjëhershme, me yield-et e bonove të qeverisë që ranë ndjeshëm, duke reflektuar pasigurinë e tregjeve përballë rrjedhjes së papritur.
Ngjarja vjen në një moment kritik për qeverinë britanike, e cila tashmë përballet me kritika të forta për politikat fiskale dhe ndikimin e tyre në bizneset dhe familjet britanike. Episodi i rrjedhjes së buxhetit shton presionin mbi Reeves, e cila pritej të dilte me një paketë masash kontroverse.
Ky është një lajm në zhvillim dhe priten reagime të tjera nga qeveria dhe institucionet financiare në orët në vijim.
