

Fluturimi për pushime u kthye në tmerr, pasi grupi i britanikëve të dehur solli kaos në bord dhe detyroi ulje emergjente në Francë.
Një fluturim i “Ryanair” nga Londra drejt Alicante u kthye në makth për dhjetëra pasagjerë, pasi një grup britanikësh të dehur shkaktuan skena dhune dhe paniku në bord.
Ngjarja ndodhi gjatë një udhëtimi për festë beqarie, ku pasagjerët problematikë injoruan rregullat e sigurisë që para ngritjes dhe vijuan të konsumonin alkool në ajër, duke shqetësuar të pranishmit me fjalë fyese dhe sjellje agresive. Dëshmitarë thonë se situata doli jashtë kontrollit kur dy prej tyre u përleshën fizikisht, duke grirë rrobat dhe duke sulmuar pasagjerë të tjerë me goditje e pështyma.
Piloti u detyrua të ndërmarrë një ulje të menjëhershme në aeroportin e Tuluzës, në Francë, për të shmangur një tragjedi të mundshme. Në momentin që avioni u ndal, policia franceze hyri në bord dhe shoqëroi autorët e incidentit. Pamjet e publikuara në rrjete sociale janë bërë virale, duke nxitur indinjatë dhe debat mbi sigurinë në fluturime.