

Aksion i policisë në kryeqytet: droga, armë dhe municione të zbuluara në banesën e të arrestuarit
Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 48-vjeçar të identifikuar me inicialet A.B., i cili dyshohet se shpërndante doza kokaine dhe mbante në banesë armë e municione të paligjshme.
Operacioni u zhvillua nga shërbimet e Komisariatit Nr. 1, pas informacioneve operative për aktivitetin kriminal të shtetasit. Gjatë kontrollit në banesën e tij, uniformat blu sekuestruan sasi të lëndës narkotike kokainë, një armë të ftohtë dhe municion luftarak.
Hetimet vijojnë për të zbuluar rrjetin e shpërndarjes ku dyshohet se ishte i përfshirë 48-vjeçari, ndërsa materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.