

Operacioni i koduar “Final” çon në pranga 37-vjeçarin e dënuar për mashtrime online
Policia e Tiranës ka arrestuar 37-vjeçarin Denis Trungu, i cili ishte shpallur në kërkim për një dënim të formës së prerë prej shtatë vitesh burg për veprën penale të “Mashtrimit kompjuterik”.
Operacioni u zhvillua në zonën e Kombinatit dhe u finalizua nga Forcat e Posaçme Operacionale në bashkëpunim me Seksionin e Krimit Kibernetik.
Trungu ishte dënuar më parë nga gjykata, por kishte shmangur ekzekutimin e vendimit, deri në arrestimin e tij këtë fundjavë. Ai tashmë do të dërgohet për vuajtjen e dënimit në institucionin e vuajtjes së dënimit.