
Kapiteni i Serbisë, Aleksandar Mitroviç, nuk e ka fshehur dëshpërimin e tij pas humbjes përballë Shqipërisë, duke e cilësuar si ndër më të rëndat në karrierën e tij.
“Nuk është me shumë mundësi, por e them e sigurt që është një nga humbjet më të vështira në karrierën time. Shumë e vështirë për futbollin tonë në ekipet kombëtare.
Nuk luajtëm një ndeshje të mirë, ndjemë trysninë dhe nervozizmin që nga momenti i parë. Nuk ishim konkret, pësuam përsëri një gol në kohën shtesë, përsëri nga topi i dytë, të gjitha na sollën këtë humbje.
Nuk ia dolëm të krijonim raste në pjesën e dytë, luajtëm me të vërtetë në mënyrë shumë nervoze. Janë momente të vështira, momente të vështira për ne.
Brenda tre ditësh kemi një ndeshje të rëndësishme në Andorra, teorikisht jemi ende në lojë, por asgjë nuk varet nga ne. Por le të bëjmë më të mirën në tre ndeshjet e fundit dhe të shpresojmë se Shqipëria do të humbasë ndonjë pikë”, tha Mitroviç pas ndeshjes.