

Këngëtarja e njohur Katy Perry dhe ish-kryeministri kanadez Justin Trudeau vijojnë të përfliten për një lidhje romantike. Dyshja u pa fillimisht në një darkë në Montreal, ndërsa më pas Trudeau ndoqi një nga koncertet e saj në Kanada.
Sipas “Daily Mail”, kohët e fundit komunikimi mes tyre është bërë më i vakët, por burime pranë çiftit theksojnë se ata ende takohen, thjesht duke mbajtur një profil më privat.
Një tjetër i afërt me ta tregon se marrëdhënia nuk është serioze, pasi Perry është e angazhuar me turneun “Lifetimes Tour”. Megjithatë, të dy mbeten të interesuar për njëri-tjetrin dhe planifikojnë të takohen sërish pas përfundimit të angazhimeve të tyre.