
Para se të hynte në politikë, Mamdani ishte aktiv në muzikë me emrin Mr. Cardamom, ndërsa kënga “Nani” po qarkullon sërish në rrjetet sociale.
Zohran Mamdani, kryetari i ri i Bashkisë së Nju Jorkut, është rikthyer në qendër të vëmendjes për një arsye që nuk lidhet vetëm me fushatën politike. Kënga e tij “Nani”, e publikuar vite më parë nën emrin artistik Mr. Cardamom, është bërë virale në rrjetet sociale pas zgjedhjes së tij në krye të qytetit.
Kënga është një dedikim personal për gjyshen e tij dhe ka tërhequr vëmendje të madhe për emocioni dhe imazhet kulturore që përcjell. Mamdani kishte realizuar edhe një videoklip, ku shfaqej së bashku me aktoren dhe shefen e njohur Madhur Jaffrey, një figurë me ndikim në kinemanë dhe gastronominë indiane.
Pavarësisht se gjatë fushatës kundërshtarët politikë tentuan të përdornin karrierën e tij të mëparshme muzikore për ta goditur, kjo strategji nuk rezultoi e suksesshme. Zohran Mamdani arriti të mposhtë si Andrew Cuomo, ashtu edhe kandidatin republikan Curtis Sliwa, duke hyrë në histori si kryebashkiaku i parë mysliman i Nju Jorkut.
Rikthimi i këngës në qarkullim po shihet si një simbol i lidhjes së tij me rrënjët familjare dhe komunitetin të cilit ai u përket, ndërkohë që mbështetësit e tij e kanë kthyer videoklipin në një prej pamjeve më të shpërndara të javës në TikTok dhe Instagram.
