
71-vjeçari u gjet i vdekur me plagë thike në banesën e tij në Santa Monica; policia arreston në vendngjarje të birin, i dyshuar për vrasje.
Opera-këndëtari amerikan Jubilant Sykes, i njohur për zërin e tij bariton dhe i nominuar për Grammy në vitin 2009, është gjetur i vrarë me thikë në shtëpinë e tij në Santa Monica, Kaliforni. Policia njoftoi se 71-vjeçari u shpall i vdekur në vend pas raportimit të një sulmi në vazhdim.
Në banesë u gjet edhe djali i tij, Micah Sykes, 31 vjeç, i cili u arrestua menjëherë si i dyshuar për vrasje dhe u dërgua në paraburgim pa rezistencë. Sipas dosjes së burgut të Los Angeles, ai mbahet me një garanci prej 2 milionë dollarësh ndërsa prokuroria po shqyrton çështjen për ngritje akuze të plotë.
Policia e cilësoi ngjarjen si incident familjar të izoluar, duke theksuar se nuk ka rrezik për komunitetin. Një armë e mprehtë u sekuestrua në vendngjarje.
Jubilant Sykes u vlerësua ndër vite si një nga zërat më të veçantë të skenës klasike amerikane. Ai ka performuar në skena prestigjioze si Metropolitan Opera, Carnegie Hall dhe Kennedy Center, si dhe ka bashkëpunuar me emra të njohur të artit dhe muzikës si Julie Andrews, Josh Groban, Carlos Santana dhe Brian Wilson. Sykes ishte i martuar me Cecilia dhe së bashku kishin tre djem.
