
Artistja britanike falënderon stafin mjekësor pas trajtimit për gripin A dhe zbulon emocionet e shtatzënisë së saj të tretë.
Këngëtarja e njohur britanike Paloma Faith ka ndarë me fansat një foto alarmuese nga spitali, duke treguar se është trajtuar për gripin A. Në imazhin e postuar në Instagram, artistja shfaqet me maskë oksigjeni në fytyrë, ndërsa mbi foto ka shkruar se i është bërë nebulizim në Homerton Hospital.
Pak më pas, Faith publikoi një tjetër imazh bardhezi ku shfaq barkun e rrumbullakosur, duke zbuluar se është shtatzënë në moshën 44 vjeçare. Ajo pranoi se ndonëse ndihet shumë e lumtur për ardhjen e fëmijës, shtatzënia në këtë moshë e shqetëson.
Artistja shkroi se po mundohet të ruajë qetësinë dhe është e përgatitur për gjithçka që sjell periudha e ardhshme. Ky është fëmija i saj i tretë dhe i pari me partnerin e ri Stevie Thomas, ndërsa dy vajzat e tjera i ka nga lidhja e mëparshme me Leyman Lahcine.
Postimi mori menjëherë reagime pozitive nga miqtë e saj të njohur. Jess Wright, Alan Carr dhe Sheridan Smith lanë komente mbështetëse, ndërsa fansat e uruan për shtatzëninë dhe i dëshiruan shërim të shpejtë.
Paloma e ka bërë publike shtatzëninë në tetor përmes një fotos ku pozonte me barkun e dukshëm, së bashku me qenin e saj. Së fundmi, ajo ka ndarë edhe një video krahasuese mes shtatzënisë së parë dhe tani, duke u treguar ndjekësve ndryshimet dhe emocionet që po përjeton.
Sipas këngëtares, kjo periudhë është e mbushur me gëzim, por edhe sfida – dhe ajo nuk i fsheh emocionet me publikun që e ka mbështetur gjithmonë.
